Eventi i 𝟔-𝐭ë crowdfunding “Rrathë Dhurues, Shqipëri” që organizuam mbrëmjen e 11 tetorit, u shoqërua me emocione të veçanta të përfaqësuesve të tre kauzave sociale, që do të adresojnë çështje të komuniteteve në nevojë në 📍 Rrëshen, Durrës dhe Tiranë. 🎉 🙌💪
🎯 Shuma e arritur prej 𝟐,𝟐𝟒𝟖,𝟑𝟒𝟎 Lekë tejkaloi objektivin e synuar prej 900,000 Lekë në mbështetje të tre kauzave sociale, ndërkohë që kontributet do të vijojnë. 🚀👏
Përfaqësuesit e organizatave zbatuese shprehën mirënjohjen e tyre dhe treguan se si këto dhurime do të ndikojnë drejtpërdrejt në zbatimin e iniciativave që konsistojnë:
✨ Në ambientet e Institutit Publik të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë do të krijohet një laborator qeramike dhe poçerie, ku nxënësit do të marrin trajnime profesionale për të zhvilluar talentet dhe aftësitë e tyre. Këto trajnime do t’u ofrojnë mundësi reale për punësim dhe integrim në shoqëri, duke i fuqizuar ata në një fushë kreative dhe praktike. Nisma është ndërmarrë nga 𝐁𝐞𝐲𝐨𝐧𝐝 𝐁𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐬. 👐🎨
👧👦 Për mbi 100 fëmijë të hospitalizuar në spitalin pediatrik të Durrësit do të krijohet një hapësirë e ngrohtë dhe rekreative, e cila synon të reduktojë frikën ndaj shërbimeve shëndetësore dhe të përmirësojë përvojën e tyre gjatë qëndrimit në spital. Kjo nismë është ndërmarrë nga 𝐋𝐮𝐧𝐚𝐡-𝐐𝐞𝐧𝐝ë𝐫 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢. 🏥💖
🏫 Nisma "Harmonia e Fëmijërisë" synon ndërtimin e një qendre ditore në Rrëshen, e cila do të ofrojë një mjedis të sigurt dhe mbështetës për mbi 700 nxënës, përfshirë fëmijë nga komuniteti Egjiptian. Kjo nismë është ndërmarrë nga 𝐎𝐁&𝐎 "𝐎𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐧𝐢𝐭𝐲, 𝐁𝐚𝐥𝐚𝐧𝐜𝐞 & 𝐎𝐯𝐞𝐫𝐜𝐨𝐦𝐢𝐧𝐠".🎨📚
Evente të tilla kanë fuqinë e jashtëzakonshme të shfaqin ndjeshmëri dhe transformim brenda secilit individ, duke lënë një ndikim të thellë në komunitetet që përfitojnë nga këto dhurime e mbështetje. 🌍💫
Falenderim dhe mirënjohje nga❤️ të gjithë individëve, OSHC-ve, dhe bizneseve:
Angjelina Pistoli, Alketa SKENDAJ (MPA), Ambra Kraja, Elga Mitre, Entela Lani, Erisa Proko ( Mitre ), Esmeralda Hoxha, Gent Beqiri, Gledis Gjipali, Irini Goga, Iris Luarasi, Jona Dividi, Junida Tafaj, Kristjana Bashaj, Mentor Kikia, Migena Sherko, Mirjeta Emini, Nora Ilirjani, Ornela Kullolli, Rovena Balla Klosi, Vladimir Thano, Ylldise Brahimaj.
AMA Education System
American Bank of Investments
Agro Social Fund Sh.p.k
BKT - Banka Kombetare Tregtare
CREDINS BANK
EasyPay Albania
Grant Thornton Albania
KASTRATI GROUP
Kredo Finance
Lajthiza® Premium Water
NOA
Media Concept
ACPD / Albanian Center for Population and Development
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
Credins Foundation
Mane Foundation
Gender Alliance for Development Center (GADC)
Junior Achievement of Albania
SCiDEV
Shoqata Kombetare Edukim per Jeten / SHKEJ
Windesheim University of Applied Sciences
#RrathëDhurues2024 u mbështet nga U.S. Embassy Tirana 🇺🇸 dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. 🤝
Për më shumë nga eventi vizitoni këtë foto galeri 📸👇