Jump to content

Vera rumune

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fetească neagră ngaRecaș

Rumania është një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në botë – në vitin 2009 ajo prodhoi rreth 610.000 tone të verës. Në vitet e fundit, Rumania ka tërhequr shumë biznesmen evropianë dhe blerës të verës, për shkak të çmimit të volitshëm të vreshtave dhe verës krahasuar me vende e tjera si Franca, Gjermania, dhe Italia.[1]

Verëprodhuesit në Ialomita, rreth 1940.

Rumania ka një nga traditat më të hershme në botë për bërjen e verës, vreshtaria e saj daton që para 10000 vjetësh.[2] Për shkak të verërave të nxehta dhe të thata, lokacioni është mjaft i suksesshëm dhe vreshtat lulëzojnë. Që nga mesjeta, verë është pije alkoolike tradicionale e rumunëve.

Më vonë, gjatë mesjetës, saksonët që emigruan në Rumani, sollën fara të ndryshme të rrushit gjerman. Gjithsesi, nga shekulli i 19-të, shumica e këtyre u zëvenësuan me rrush nga Evropa Perëndimore.[3]

Në vitet e 1880-ta, filoksera (një lloj insekti që sulmon rrënjët e vreshtave) arriti në Rumani nga Amerika Veriore. Filokserat spastruan shumicën e vreshtave në Evropë, duke përshirë edhe Rumaninë. Eventualisht, shumë nga vreshtat rumune u zëvendësuan nga ato të importuara nga Franca dhe kombe të tjera si Merlot, Chardonnay, dhe Pinot noir.

Në vitin 2008, Rumania ishte në vendin e 12-të për nga prodhimi i verës në botë,[4] dhe, në vitin 2009, në vendi e 11-të.

Regjionet prodhuese të verës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Romania puts sparkle into wine trade". BBC News. 2002-08-05. Marrë më 2006-07-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "History of Romanian Wine". JRBA. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 2011-07-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Wines of Romania". Chiff. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2012. Marrë më 2006-07-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Wine production (tons)". Food and Agriculture Organization. fq. 28. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2011. Marrë më 2011-02-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)