Jump to content

Radio Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e Radio Tiranës.

Radio Tirana është radio publike e Shqipërisë, pjesë e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Radio Tirana 1, kanali kryesor i RTSH-së, ofron një gamë të gjerë programesh, përfshirë lajme, argëtim dhe muzikë, me synim një audiencë të përgjithshme. Radio Tirana 2 përqendrohet në përmbajtje më klasike dhe kulturore, ndërsa Radio Tirana 3 ofron një miks të lajmeve ndërkombëtare, emisioneve diskutimi dhe segmenteve informuese, duke krijuar një lidhje të ngushtë me audiencën. Këto stacione së bashku ofrojnë një mbulim të gjerë të temave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke pasuruar median shqiptare me transmetime të larmishme dhe angazhues.[1][2]

Radio Tirana ka qenë "Akademia" e parë e gjuhës letrare shqipe duke e ruajtur dhe kultivuar atë. Përmes emisioneve të saj informative njohëse, edukative dhe kulturore, ajo ka luajtur një rol të pa zëvëndësueshëm në përçimin e vlerave kulturore të popullit shqiptar.

Veç vlerave të saja artistike dhe kulturore, kjo radio përmban edhe vlera kombëtare, si arkivin në të cilën ndodhen zëra unikë siç është një fjalim i poliedrikut shqiptar Fan Noli si dhe zëri i 'ambasadorit' të artit shqiptar Aleksandër Moisiu. Në mikrofonin e kësaj radioje kanë kaluar zëra nga më të njohurit në artin dhe kulturën shqiptare si Marije Kraja (soprano), Tonin Guraziu (pianist), Tefta Tashko Koço (soprano), Merita Sakoli (soprano), Lola Gjoka (Pianiste), Dhora Leka (redaktorja e parë) , Kaliopi Plasari (spikerja e parë), Haki Bejleri (spikeri i parë), Viktori Xhaçka, Kristaq Andoniu, Sterio Spase, Mihal Popi, Besim Lubonja, Kadri Roshi, Reshat Arbana, Vera Zheji, Piro Naçe, Hamdi Sulçebej e mjaft të tjerë.

Radio Tirana 1 transmeton në frekuencën FM 99.5 MHz, kurse Radio Tirana 2 transmeton në frekuencën FM 95.8 MHz.

Vila afër ish-Radio Tiranës

Historiku i Radio Tiranës fillon së pari me hapjen më 28 nëntor të vitit 1938 te Radio Tiranës. Pikërisht kjo datë shenon dhe inaugurimin dhe transmetimin e pare te Radio Tiranës e cila në atë kohe është pershkruar nga një entuziasëm i madh në tërë Shqipërinë.

Ne nje botim qe mban daten 30 nëntor 1938 shkruhej se:

Transmetimet e emisioneve radiofonike do të jepen në sallën e Bashkisë ku ishte instaluar në një dhomë të posaçme aparati marrës i stacionit të Romës.

Kurse stacioni kryesor dhënës është instaluar ,siç dihet ,në Laprakë ku ka qënë dhe stacioni i vjeter i Radios.

Stacioni kishte një aparat madhështor që zë një sallë prej afër 8 metrash gjatësi. Atje përmblidhen të gjitha veglat dhe instalimet për transmetimin e emisioneve në çdo orë.Stacioni radiofonik kishte një fuqi në antenë prej 3 kw dhe transmetimi do te bëhej me valë të shkurtra…Emisionet do të jepeshin me valë 40m.

Programet e para të Radio Tiranës kanë qene te shkurtra dhe nuk i kalonin më shumë se tri orë. Por, sidoqoftë, qenë të larmishme, e në qoftë se do të marrim parasysh kushtet e kohës dhe natyrisht plotësonin shumë më mirë programin në gjuhën shqipe që transmetohej nga Radio Bari i cili vazhdonte vetem një orë në ditë.

Fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonshme , të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës së qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe, Vasfi Samimi, Marie Paluca, Tefta Tashko, Merita Sakoli, Mihal Ciko, Anton Mazreku.

Nga 16 prilli i vitit 1940 programet e Radio Tiranës nisën të jepeshin dhe në valë të shkurtra.

Nga kolektivi i vogël i Radio Tiranës bëheshin përpjekje për pasurimin e programeve me rubrika të reja. Programet muzikore zinin vënd kryesor në programet e Radios.

9 janari i vitit 1946 shënon fillimin e programeve të Radio Tiranës në orën 18.00. Një nga programet e reja me të cilat u pasurua Radio Tirana në ditët e para të vitit 1945 , ishte dhe lidhja me Shtëpinë e Oficerave dhe më pas me hotel Dajtin për të transmetuar muzikë.

janari i vitit 1947 do të sillte ndryshime të tjera në programet e Radio Tiranës . Pjesët muzikore, fjalimet e madje reportazhet deri atëhere regjistroheshin në disqe të buta(deciliter). Përgjatë gjithë vitit 1950 programet e Radio Tiranës nuk patën ndonjë ndryshim të ndjeshëm.

Ndryshimet në programin e Radio Tiranës janë të vogla gjatë periudhës mars 1949-mars 1951.

15 qershor 1952 Radio Tirana bëri një hap të dukshëm cilësor. Nisi të transmetonte katër emisione në javë për fëmijë.

Ngjarje me rëndësi gjatë vitit 1957 ishte dhe fillimi i programit të dytë të Radio Tiranës , një nevojë e domosdoshme për t’i dhënë më shumë hapesirë dëgjuesit. Në vitet 50-60 sipas një relacioni që ndodhet në Arkivin e RTSH raporti ishte 40% programe e emisione të folura e 60% muzikë. Muzika shqiptare e kultivuar e regjistruar nga Radio Tirana ishte ende në hapat e saj të parë.

Në vitin 1962 një ngjarje tjeter e rëndësishme për Radio Tiranën ishte krijimi i Orkestres Sinfonike. Qëllimi i krijimit të saj ishte të siguronte dhe të mbulonte me orë transmetimi muzikore duke bërë të mundur realizimin e shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion. dhjetori i këtij viti do të shënonte një ngjarje të madhe jo vetëm për Radio Tiranën por në përgjithësi për jetën artistike në vendin tonë. Nga 24-26 dhjetor u zhvillua Festivali i parë i këngës në Radio , i cili vijon edhe sot. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësaj redaksie Vath Çangu,në të njëjten kohë kompozitor dhe autor këngësh.

U vunë në lëvizje shumë kompozitorë të cilët paraqitën 48 këngë.

Më 6.12.1965 Radio Tirana nis emisionet në godinën e re. Gjatë kësaj periudhe Radio Tirana kishte marrë në të vërtetë pamjen e një radioje moderne në kuptimin e plotë të fjalës.

Në përgjithësi emisionet e Radios të kësaj periudhe ashtu si dhe i gjithë shtypi ynë i shërbente propagandës së Partisë së Punës , duke “lartësuar arritjet e shkëlqyera të popullit” në “shoqërinë e re socialiste”, megjithse nga ana profesionale po i përshtateshin natyrës së radios ku duhet të tingëllojë sa më natyrshëm fjala e gjallë, e lirë dhe e zhdërvjellët.

Gjatë vitit 1966 në Radio Tirana nisën të punonin dy gazetarë të rinj të cilët i dhanë një hov të dukshëm radiokronikës. Këta ishin, Alfons Gurashi e Agron Çobani të cilët filluan si radiokronistë për probleme politike, ekonomike e sociale në redaksinë e informacionit.Kështu më 1966,falë këtyre dy gazetarëve, u krijua shkolla e radiokronikës shqiptare.

Viti 1970 sjell ne duart e lexuesit shqiptar revisten “Radiopërhapja” e cila nisi te botonte programin e radios dhe te televizionit.

Në vitin 1972, me fillimin e liberalizimit të jetës në vend, në kohën kur dukej se po frynte një fllad ndryshimesh, Radio Tirana filloi “Anketën muzikore” si dhe provoi futjen e muzikës së huaj, siç ishin përshëmbull “Beatles”. Ishte koha e pas Festivalit të 11-të, prandaj edhe kontestimet, reagimet dhe kundërshtimet ishin të ndjeshme. Ne vitet 80 filloi transmetimet kanali i dyte. Ai mbahet mend per kenget e bukura te Hulio Iglesias apo Modern Talking, Mireille Matie, Demis Rusos e shume yje te muzikes, qe transmetonte ne ditet e veres. Ne plazhin e famshem te Durresit qytetaret shumica nga Tirana kishin en sfond keto kenge te bukura gjate diteve te plazhit.

Koha e ndryshimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Era e ndryshimeve, solli më shumë liri për gazetarët, por edhe më shumë hapësirë dhe vërtetësi për dëgjuesit, të cilët e shihnin RTSH, si të vetmin mjet informimi për ngjarjet e vrullshme që shoqëronin Shqipërinë.Për dëgjuesit e Radio Tiranës, ka mbetur i pashlyer edhe komenti i gazetarit Alfons Gurashi, në ditën e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës.

Vitet ’90, e gjetën Radio Tiranën pothuajse me të njëjtin personel. Megjithatë, përmbysja e komunizmit, nuk u përjetua njëlloj nga të gjithë ata që punuan aty. Nisën transmetimet e drejtperdrejta fillimisht me emisinin DIAPAZON në mesditë e më pas në emisionet e mengjesit ku u eksplorua premierë komenti i shtypit,lidhjet telefonike me qytetarët, Oroskopi satirik. Gazetarët krijues të Radio Tiranës nga Redaksia e Kulturës si Valdete Antoni, Jani Duri, Vangjel Kozma, Rezarta Reçi dhe Syzheta Malaj nga Fono Arkiva e Radios, e cila ridimensionoi akademinë muzikore; ishin të parët që ditën me dashuri të përcjellin vlera në të gjitha ndryshimet demokratike që ndodhën në Shqipërine e asaj kohe dhe kanë ditur të mbajnë publikun pas tyre, duke synuar të jenë mbi të gjitha profesionistë.

Kjo gjeneratë kolegësh vizionarë e ndodhur në kapërcyell mes dy epokave; hapi dyert edhe për të rinjtë e gjeneratës të mëvonshme duke i afruar pa egoizëm, pranuar e moderuar mendimin Ndryshe në një tjetër kualitet; pasi diti njëkohsisht të njohë dhe vijojë vlerat e traditës të përshtatura ndaj modernitetit.

Madje një tjetër meritë e kësaj plejade gazetarësh të Radio Tiranës (dhe jo nga televizionit siç u shfaqën pasi gjendja ishte qetsuar), ishte se ndërhyri në moment dhe ndali dhunën e ushtarve që ruanin RTSH me armët drejtuar ndaj njerzve në turmat e popullatës së revoltuar ndaj diktaturës dhe nga rënia e bujshme e Çausheskut në Rumani në vitin 1991. Çdo reformë e bërë në Shqipëri, çdo moment historik, çdo konflikt social apo çdo ngjarje artistike, është përcjellë pikësëpari nga Radio Tirana, radio e cila mbulon me sinjal të gjithë vendin. Një tjetër forcë demokratike në këtë institucion ishte dhe lëvizja sindikale e cila u shua gradualisht me kalimin e erës së ndryshimeve.

Radio Tirana sot është një kompleks i organizuar që trasmeton programe për dy kanale, si dhe bën mbulim ndërkombëtar në valë të mesme dhe të shkurtëra. Radio Tirana prodhon tërësisht programet që ajo transmeton, si lajmet, kulturën, shkencën, ekonominë, muzikën, dramatizimet për të rritur dhe fëmijë, sportin, etj. Kesaj periudhë i takon emisioni i parë i gjatë i radios “Heshtje Jo” nga qershori –gusht 1994. Kjo qe sfida e transmetimit 24 orësh të Radios dhe sprova qe 10 ore transmetim t’i besohej nje grupi të rinjsh prej 5 gazetaresh t rinj Adrian Krasta, Enkel Demi, Alma Sulaj, Ermenita Stafa, Mimoza Picari. Ai ishte strukturuar në permbajtje te vet ndryshe nga gjithshka tjetër në Radio. Kishte përballje të rinjsh në perpjekje per te zbuluar shpirtin binjak; kroniken rozë, kronikën e zezë, kripë dhe muzikë dhe poezi. Ne vitin ’'94 në strukturën programore të radios nisën edhe emisionet blloqe të mëdha të tipit Antologji Social Kulturore: Radio Panorama, Diapazon.

Prej tri vitesh jo me sens nostalgjikesh, por profesionalizem ne vleresim, eshte tentuar risjellja e programeve qe i rezistuan kohes si: “Anketa Muzikore” ne “Maratona e kenges se muzikes se lehte shqiptare”, “Radio Posta” ne “Tinguj per ju”, apo se fundi regjistrimet e “Radio Perralles” aq te dashur per degjuesin e vogel sjell nga e mirenjohura Vera Zheji. Ne kohe eshte rikthyer po keshtu pas nje pauze edhe regjistrimi i teatrit, dikur “Teatri ne Mikrofon” sot “Mikrofoni i teatrit te Radio Tiranes”. Radiodramatizimi po keshtu i kerkuar nga degjuesit pati nje sprove ne rikthim me te sukseshmin “Rrno vetem per me tregue” te At Zef Pllumit. Te gjithe keto cikle te rikthyera dhe te mirepritura tentojne vijimsine.

Radio Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare. Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj, ata që sot bejne Radio Tiranën, tempullin e kulturës dhe të emancipimit njerëzor.

Radio Tirana vijon ne nje pjese te madhe te emisioneve te saj ta shoh degjuesin si protagonist...c\'ka do te thote, jo vetem te jete prane gjithckaje ka lidhje me interesat e tij, por ta bej pjese aktive, duke kerkuar nga ai bashkepunimin, ne studiot e hapura, bashkebisedimin, si dhe ne hapesirat e komunikimit per te plotesuar preferencat e mberritura direkt prej tij...

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Radio Tirana 1". RTSH Radio (në anglisht). Marrë më 2024-12-13.
  2. ^ "Radio Tirana 2". RTSH Radio (në anglisht). Marrë më 2024-12-13.