Perestrojka
Perestrojka ( rusisht: перестройка) ishte një lëvizje reformatore politike brënda Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBSH) gjatë fundit të viteve 80' e filluar nga sekretari i përgjithshëm Mikhail Gorbaçov dhe reforma politike e tij e gllasnostit. Përkthimi fjalë për fjalë i perestrojkës është "ristrukturim", duke iu referuar ristrukturimit të sistemit ekonomik dhe atij politik të Bashkimit Sovjek, si një përpjekje për të ndaluar Periudhën e Stanjacionit.
Perestrojka lejoi veprime më të pavarura nga ministri të ndryshme dhe prezantoi shumë reforma të ngjashme me ekonominë e tregut . Qëllimi i supozuar i perestrojkës, megjithatë, nuk ishte t'i jepte fund ekonomisë së komanduar, por përkundrazi ta bënte socializmin të funksiononte në mënyrë më efikase për të përmbushur më mirë nevojat e qytetarëve sovjetikë duke përshtatur elementë të ekonomisë liberale. [1] Procesi i zbatimit të perestrojkës përkeqësoi mungesat ekzistuese dhe krijoi tensione politike, sociale dhe ekonomike brenda Bashkimit Sovjetik. Për më tepër, shpesh fajësohet për ngritjen e nacionalizmit politik dhe partive politike nacionaliste në republikat përbërëse.
Gorbaçovi e përdori për herë të parë termin në një fjalim gjatë vizitës së tij në Tolyatti në 1986. Perestrojka zgjati nga viti 1985 deri në vitin 1991 dhe shpesh argumentohet se është një shkak i rëndësishëm i rënies së Bllokut Lindor dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik . [2] Kjo shënoi fundin e Luftës së Ftohtë . [3]
- ^ Mikhail Gorbachev, Perestroika (New York: Harper Collins, 1987), quoted in Mark Kishlansky, ed., Sources of the West: Readings in Western Civilization, 4th ed., vol. 2 (New York: Longman, 2001), p. 322.
- ^ Kotkin, Stephen (2001). Armageddon Averted. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-280245-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Katrina vanden Heuvel & Stephen F. Cohen. (16 nëntor 2009). "Gorbachev on 1989". Thenation.com. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)