Parajsa
Parajsa është një fjalë që e ka prejardhjen nga sanskritja paradesha ose "vend i lartë" dhe më vonë u përshtat në perëndim në pairidaeza (persisht) që përbëhet nga pairi (përreth) dhe diz (krijoj), "paràdhisos" (greqisht), "pardes" (hebraisht), "partez" (armenisht) (kopësht) dhe "paradisus" (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajsë ose parriz. Në tekstet fetare zakonisht lidhet me jetën e amshuar të lumtur të të vdekurve që shijojnë shikimin dhe praninë e fytyrës së Zotit.
Burime si Ksenofoni e përdornin këtë emërtim për të treguar kopshtin e famshëm "parajsë". Tre prejardhjet kryesore të emërtimit perëndimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdhisos), përmbajnë idenë themelore të një parku ose kopshti.
Sot emërtimi "parajsë" nënkupton "qiellin" ose vendin e fundit e të lumtur, dhe rrjedh nga domethënia e fjalës greke paràdhisos të përdorur në Bibël për të treguar kopshtin e edenit.
Parajsa në Bibël: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siguria e jetës së amshuar e të lumtur shfaqet vetëm kah fundi i Besëlidhjes së Vjetër. Më parë mendohej që të vdekurit zbritnin në "mbretërinë e të vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kënaqësi.
Në librin e makabejve, dhe libra të dytë kanonike të pa përfshirë në kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes së të vdekurve dhe jetën e amshuar. Jezusi e ka paraqitur shumë qartë këtë mësim në krahasime të ndryshme e fjalime:
- Në gjykimin botëror (Mateu 25,31-46)
- Tek "vjedhësi i mirë" (shprehje e përkthyer më mirë si "keqbërësi i penduar" në kryq) Jezusi i premton parajsën duke përdorur këto fjalë: Me të vërtetë po të them, sot do të jesh me mua në parriz (Luka 23,39-43).
Emërtimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon të ketë qënë i rrëmbyer në parajsë e të ketë dëgjuar fjalë të pathënëshme që nuk i lejohet askujt të thuhen.
Zbulesa 2,7 e përdor fjalën në lidhje me Edenin që e quan Parajsë. Fitimtarit do t´i jap për të ngrënë nga pema e jetës, që është në parajsën e Perëndisë.
- Edeni - vendi i parë i banuar nga njerëzit. I shtrirë në Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerëzit që banonin në Eden ishin të pavdekshëm dhe të përkryer. Në këtë shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Artë. Të shtyrë në tundim nga gjarpëri, ata hëngrën nga fruti i pemës së dijes, si përfundim ata u dënuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsën për njerëzit, duke vënë një engjëlli kerubim me një shpatë të flaktë në hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).
- Jeruzalemi i Ri - banesa e të drejteve të ribashkuar me Perëndinë pas Fundit të Botës. Gjoni e përshkruan atë në pamjen e një katërkëndëshi të madh (<<gjatësia e gjerësia dhe lartësia e tij janë të njëjta>> Zbulesa 21:16), që ngrihej në qiell. Gjerësia e brinjës së katërkëndëshit është 300 km (12000 stade). Trashësia e mbulesës 72 metra (144 kubite). Katërkëndëshi do të ketë 12 porta, nga 3 porta nga çdo anë. Brenda katërkëndëshit do të ketë rrugë, dhe nga froni rrjedh uji i gjallë, që ushqen pemën e jetës.
Përfytyrimi i parajsës nga Dantja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qielli i parë (Hëna) - banorë me detyrë ruajtëse
- Qielli i dytë (Mërkuri) - banorë reformues dhe vuajtës padrejtësisht.
- Qielli i tretë (Afërdita) - banorë të dashuruar.
- Qielli i katërt (Dielli) - banorë të mençur e me dituri të medha (Tomas Akuini).
- Qielli i pestë (Marsi) - luftëtarë të së vërtetës (Juda Makabea).
- Qielli i gjashtë (Jupiteri) - banorë sundimtarë të drejtësisë.
- Qielli i shtatë (Saturni) - banorë teologë dhe murgj.
- Qilelli i tetë - (lëmshi i yllit) - banorë ngadhënjyes (Krishti, Zoja, Sh.Pjetri, Sh.Gjoni, Adami)
- Qielli i nëntë - (Krijuesi) Perëndia, engjëjt
- Qielli i dhjetë (Empirikët) - Lumi i Dritës dhe Trëndafili i Zjarrtë - banorë hyjnorë (Perëndia, Zoja, Moisiu, etj.) .
Parajsa në Islam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Xheneti
- Islami parajsën (të njohur si xhenet), vetitë, jetën dhe të mirat në të i përshkruan duke u bazuar në argumentet Kur'anore si dhe dëshmitë e Muhammedit, të dërguarit të fundit në Islam.
Parajsa sipas argumenteve islame është një vend ku rrjedhin lumenj e rriten të gjitha bimët e mundëshme (Kurani 98:8). Në veçanti përmenden katër lumenj: uji, qumështi, vera dhe mjalti (Kurani 47:15).
Vetitë e mrekullueshme të parajsës në Islam janë prania e hyrijeve - vashave syzeza të bukura të virgjëra e të paprekura nga xhinët apo njerëzit (Kurani 55:55-76).
Njerëzve të drejtë që do të jenë banorë të parajsës u shërbejnë djelmosha të veshur në të gjelbërt me zbukurime të argjendëta (Kurani 76:19-21; 56:17).
Sipas argumenteve Islame parajsa është një vend i ndarë ku njerëzit do të ndahen sipas përkushtimit dhe devotshmërisë në nivele të ndryshme të parajsës.
Parajsa në judaizëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parajsa sipas Dëshmitarëve të Jehovait
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parajsa
Përkufizimi: Përkthyesit e versionit grek të Septuagintës me të drejtë përdorën termin «parajsë» (parádeisos) kur ishte fjala për kopshtin e Edenit, pasi, me sa duket, ai ishte një park i rrethuar. Fragmente të tjera biblike, që flasin për parajsën dhe që ndodhen pas tregimit të Zanafillës, i referohen (1) kopshtit të Edenit, (2) tokës si një të tërë, kur të bëhet në të ardhmen si Edeni, (3) begatisë frymore mes shërbëtorëve të Perëndisë në tokë, ose (4) masave që janë marrë në qiell e që të sjellin ndër mend kushtet e Edenit.
A përmendet edhe në «Besëlidhjen e Re» parajsa e ardhshme tokësore, apo përmendet vetëm në «Besëlidhjen e Vjetër»?
Nuk ka asnjë arsye biblike që Shkrimet të ndahen në dy pjesë dhe që vlera e pohimeve të tyre të gjykohet nga fakti nëse janë në «Besëlidhjen e Vjetër» a në «Besëlidhjen e Re». Te 2 Timoteut 3:16 thuhet: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr.» Duke iu referuar Shkrimeve të frymëzuara të epokës para krishterimit, te Romakëve 15:4 thuhet: «Gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë.» Prandaj, për t’iu përgjigjur saktë pyetjes së sipërpërmendur, duhet të marrim parasysh Biblën si një të tërë.
Te Zanafilla 2:8 thuhet: «Perëndia Jehova mbolli një kopsht [«park», Mo; «parajsë», Dy; parádeison, LXX] në Eden, drejt lindjes, dhe vendosi atje njeriun [Adamin] që kishte formuar.» Jeta bimore dhe shtazore atje ishte e shumëllojshme dhe magjepsëse. Jehovai e bekoi çiftin e parë njerëzor dhe u tha: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën e sundojeni, mbani të nënshtruar peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz në tokë.» (Zan. 1:28) Qëllimi që kishte që në fillim Perëndia, ishte që e gjithë toka të bëhej një parajsë e populluar me njerëz që i çmojnë ligjet e tij dhe u binden atyre, dhe ky qëllim do të përmbushet. (Isa. 45:18; 55:10, 11) Prandaj Jezui tha: «Lum ata që janë me natyrë të butë, sepse do të trashëgojnë tokën!» Ja përse i mësoi dishepujt e tij të luteshin me fjalët: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.» (Mat. 5:5; 6:9, 10) Në përputhje me këto fjalë, Efesianëve 1:9-11shpjegon qëllimin e Perëndisë që «të mblidhte përsëri së bashku në Krishtin të gjitha gjërat, gjërat në qiej dhe gjërat në tokë». Hebrenjve 2:5 flet për «tokën e banuar që do të vijë». TeZbulesa 5:10 përmenden ata që «do të mbretërojnë mbi tokën» si bashkëtrashëgimtarë me Krishtin. Te Zbulesa 21:1-5 dhe 22:1, 2 jepen përshkrime të mëtejshme të bukura, për kushtet që do të jenë në ‘tokën e re’, të cilat të sjellin ndër mend Parajsën që ekzistonte fillimisht në Eden, ku ishte pema e jetës.—Zan. 2:9.
Përveç kësaj, Jezui përdori termin grek parádeisos kur foli për parajsën e ardhshme në tokë. «Jezui iu përgjigj [një keqbërësi që ishte vënë në shtyllë përbri tij dhe që tregoi besim në mbretërinë e ardhshme të Jezuit]: ‘Vërtet po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë.’»—Luka 23:43.
Si mund të jemi të sigurt se çfarë donte të thoshte Jezui me fjalën «parajsë» kur iu drejtua keqbërësit, te Luka 23:43?
A e kishte fjalën për një vend të përkohshëm për ‘shpirtin e të drejtëve që kishin vdekur’, për një pjesë të Hadesit?
Nga ka ardhur kjo pikëpamje? Një fjalor thotë: «Me ndërfutjen e doktrinës greke të pavdekësisë së shpirtit, parajsa u bë vendi ku preheshin të drejtët në gjendjen e ndërmjetme.» (The New International Dictionary of New Testament Theology, Grand Rapids, Miç.; 1976, botuar nga Kolin Brauni, vëll. 2, f. 761) A ishte e përhapur mes judenjve kjo pikëpamje jobiblike kur Jezui ishte në tokë? Sipas një fjalori biblik, kjo është e pagjasë.—Dictionary of the Bible, i Hastings, Edinburg, 1905, vëll. III, f. 669, 670.
Edhe po të kishte qenë e përhapur mes judenjve të shekullit të parë, a do ta përkrahte Jezui këtë pikëpamje me premtimin që i bëri keqbërësit të penduar? Jezui i kishte dënuar me forcë farisenjtë dhe skribët judenj, të cilët mësonin tradita që binin ndesh me Fjalën e Perëndisë.—Mat. 15:3-9; shih edhe temën «Shpirti».
Siç tregohet te Veprat 2:30, 31, Jezui shkoi në Hades kur vdiq. (Duke iu referuar Psalmit 16:10, apostulli Pjetër përdori në këtë fragment fjalën Hades si barasvlerës të fjalës Sheol.) Megjithatë, Bibla nuk thotë askund se Sheoli (Hadesi) ose ndonjë pjesë e tij është një parajsë ku njeriu gjen kënaqësi. Përkundrazi, te Eklisiastiu 9:5, 10 thuhet se ata që janë në Sheol (Hades), «s’janë të vetëdijshëm për asgjë».
A ishte Parajsa e përmendur te Luka 23:43 qielli ose një pjesë e qiellit?
Bibla nuk pajtohet me pikëpamjen se Jezui dhe keqbërësi shkuan në qiell ditën që Jezui i foli atij. Jezui kishte thënë që më parë se, pasi ta vritnin, ai do të ringjallej vetëm ditën e tretë. (Luka 9:22) Gjatë atyre tri ditëve ai nuk ishte në qiell, sepse, pasi u ringjall, i tha Maria Magdalenës: «Unë nuk jam ngjitur ende tek Ati.» (Gjoni 20:17) Vetëm 40 ditë pas ringjalljes, dishepujt e panë Jezuin të ngrihej nga toka dhe t’u fshihej nga sytë, ndërkohë që ngjitej në qiell.—Vep. 1:3, 6-11.
Keqbërësi nuk i përmbushi kërkesat për të shkuar në qiell as kohë më vonë. Ai nuk kishte ‘lindur përsëri’, pasi as u pagëzua në ujë dhe as lindi nga fryma e Perëndisë, përderisa fryma e shenjtë u derdh mbi dishepujt e Jezuit më shumë se 50 ditë pas vdekjes së keqbërësit. (Gjoni 3:3, 5; Vep. 2:1-4) Ditën që do të vdiste, Jezui bëri një besëlidhje për një mbretëri qiellore me ata që ‘kishin qëndruar bashkë me të në sprovat e tij’. Keqbërësi nuk kishte shfaqur një besnikëri të tillë, ndaj nuk bënte pjesë në këtë grup.—Luka 22:28-30.
Ç’gjë tregon se Jezui po fliste për një parajsë tokësore?
Shkrimet Hebraike nuk u kanë dhënë kurrë arsye judenjve besnikë që të prisnin të shpërbleheshin me jetën në qiell. Përkundrazi, në to flitej për vendosjen e parajsës këtu në tokë. Te Danieli 7:13, 14 parathuhej se, kur Mesisë t’i jepej ‘sundim, lavdi dhe mbretëri, do t’i shërbenin gjithë popujt, kombet dhe gjuhët’. Pra, nënshtetasit e asaj mbretërie do të ishin këtu në tokë. Me ato që i tha Jezuit, siç duket, keqbërësi po tregonte se shpresonte që Jezui do ta kujtonte kur të vinte ajo kohë.
Atëherë, në ç’kuptim do të ishte Jezui me keqbërësin? Në kuptimin që ai do ta ringjallte, do t’i plotësonte nevojat fizike dhe do t’i jepte mundësinë të njihej me kërkesat e Jehovait, të cilat duhej t’i zbatonte për të fituar jetën e përhershme. (Gjoni 5:28, 29) Duke parë qëndrimin e penduar dhe plot respekt të këtij keqbërësi, Jezui kishte një arsye të vlefshme pse mund ta rendiste atë keqbërës mes miliarda njerëzve që do të ringjallen në tokë, për të treguar se janë të denjë për të jetuar përgjithmonë në Parajsë.
Kur do të jetë në Parajsë keqbërësi?
Kuptueshmëria për Lukën 23:43 ndikohet nga shenjat e pikësimit që përdor përkthyesi. Dorëshkrimet e Biblës në origjinalin greqisht nuk përmbanin asnjë shenjë pikësimi. Një enciklopedi thotë: «Në dorëshkrimet dhe mbishkrimet e hershme greke nuk vihet re asnjë gjurmë pikësimi.» (The Encyclopedia Americana, 1956, vëll. XXIII, f. 16) Pikësimi hyri në përdorim vetëm pas shekullit të 9-të të e.s. Atëherë, si duhet lexuar Luka 23:43? «Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë» (Dio), apo «Në të vërtetë po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë»? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të bazohemi te mësimet e Krishtit dhe në gjithë pjesën tjetër të Shkrimeve, dhe jo te një dypikësh a një presje e shtuar në tekst shekuj pasi Jezui i tha këto fjalë.
Një version i Biblës në anglisht (The Emphasised Bible, përkthyer nga J. B. Rotherhami) pajtohet me pikësimin e përdorur në Përkthimin Bota e Re. Nga ana tjetër, L. Rajnharti, përkthyes gjerman i Biblës, në një shënim te Luka 23:43 thotë: «Pikësimi i përdorur [nga pjesa dërrmuese e përkthyesve] në këtë varg është pa dyshim i gabuar dhe në kundërshtim me gjithë mënyrën e të menduarit të Krishtit dhe të keqbërësit. . . . [Krishti] pa pikë dyshimi nuk e mendonte parajsën si një ndarje të botës së të vdekurve, por përkundrazi, si parajsën e rivendosur në tokë.»
Kur ‘do të hyjë në mbretërinë e tij’ Jezui, që të përmbushë qëllimin e Atit për ta kthyer tokën në parajsë? Libri i Zbulesës, i shkruar rreth 63 vjet pas fjalëve të regjistruara teLuka 23:42, 43, tregon se këto do të ndodhin në të ardhmen. (Shih faqet 67-70, te tema «Datat», si edhe temën «Ditët e fundit».)
http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/1101989252
Parajsa sipas mormonëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Etimologjia në linjë
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Balashon: Diktuesi i gjuhëd hebraike.
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) BIBLIOTEKA ONLINE: