Flash mob
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Flash mob (shqip "turma blic") është një aktivitet social ku një grup i madh njerëzish mblidhen papritmas në një vend publik, performojnë shkurtazi, dhe shpërndahen. Ky fenomen ushtrohet për qëllime argëtuese, satirike apo artistike. Termi u bë i njohur në vitin 2003 në New York e më pas mori famë në të gjithë botën.
Mbledhja e personave të cliët marrin pjesë në flash mob organizohet nëpërmjet rrjeteve socialeve ose telefonisë celulare, jo me lajmërime zyrtare. Rregullat e flash mob ju deklarohen pjesëmarrësve në këtë ngjarje vetëm pak minuta përpara realizimit, ose mund ti'u deklarohen më parë për t'i realizuar lëvizjet koreografike. Vendet publike ku realizohen ngjarje të tilla përfshijnë (mbi të tjera) sheshet, rrugët, aeroportet, stacionet e trenit, dhe supermarketet.
Flash mob nuk ka karakter politik, tregtar reklamues, protestues, apo përfitues.
Realizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi kanë akorduar vendin edhe orën, flash mob niset nga një person i cili mund të jetë edhe udhëheqsi i koreografisë, pak sekonda pasi ka nisur ngjarja fillojnë ti bashkohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në mënyrë të rregullut dhe të zakonshme që mos të kuptohet nga publiku pjesëmarrës qëllimi i tyre.
Tipe flash mob
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngrirje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në flash mob të ngrirë pjesëmarrësit pasi marrin sinjalin në një orë apo vend të caktuar, ndalojnë (ngrijnë nuk lëvizin) deri në sinjalin e fundit të ngjarjes.
Rave i heshtur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesëmarrësit bashkohen në vendngjarje të pajisur me lexues muzike edhe kufje edhe pasi marrin sinjalin e fillimit të ngjarjes, vendosin kufjet në vesh edhe dëgjojnë e kërcejnë sejcili muzikën e tij të preferuar në heshtje të plotë.