🚺🚹“Çështjet gjinore, të fëmijëve dhe të të rinjve në media” ishte aktiviteti në të cilin u sollën në vëmendje çështje thelbësore mbi trajtimin e barazisë gjinore në media, përdorimit të gjuhës së papërshtatshme dhe seksiste, keqpërdorimin e të dhënave personale, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit dhe të rinjtë. 💬 Gjatë diskutimeve interesante, të rinj të angazhuar në projektin “Të rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” patën mundësinë jo vetëm të njihen me rolin e institucioneve përgjegjëse në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në media, por edhe me mënyrat e raportimit dhe reagimit ndaj përmbajtjeve audiovizuale me informacion sensitiv, me përmbajtje të pa përshtatshme gjinore, keqpërdorim të të dhënave personale gjatë raportimeve, nevojës për raportime profesionale dhe etike, por edhe roli i rëndësishëm i operatorëve audiovizualë jo vetëm në kuadër të informimit të publikut por edhe në edukimin dhe krijimin e standarteve mediatike në vend. ↪️Ky aktivitet, falë angazhimit të Znj. Mirela Oktrova - Kryetare e Këshillit të Ankesave, AMA, Znj.Alma Tandili – Kryetare e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Znj.Klaudia Hasanllari – Drejtore Qendra për Parandalimin e Krimit të të Miturve dhe të Rinjve, gazetareve Znj. Glidona Daci dhe Znj. Valbona Sulçe, ishte një mundësi për të diskutuar në një mënyrë miqësore dhe profesionale shqetësimet e ngrituara nga vetë të rinjtë mbi problematika të trajtimit të vajzave dhe grave në media, promovimin e modeleve të gabuara, nevoja për intensifikimin e përpjekjeve për rritjen e nivelit të edukimin mediatik e mendimit kritik me fëmijëve e të rinjve, por edhe për përgjegjësinë personale të secilit në krijimin e hapësirave mediatike dhe shpërndarjen e informacioneve të verifikuara e me përmbajtje etike. 👉 Një vëmendje të veçantë mori gjatë këtyre diskutimeve problematika e fëmijëve dhe të rinjve në kontakt dhe apo konflikt me ligjin. Interesit më i lartë i fëmijës duhet të jetë udhëheqësi i çdo raportimi, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet fëmija, rëndësisë së lajmit, nevojës për rritje audience e shikueshmëria etj. ✅Ky aktivitet shërbeu si një frymëzim për angazhim të mëtejshëm dhe konkret nga vetë të rinjtë drejt një ambienti mediatik më të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore dhe të drejtave të fëmijëve. ℹ️ Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Austrian Development Agency.
-
+6